Nuk
do të jetë kështu në qiell. Kurorat
qiellore janë bërë prej ari dhe gurësh të çmuar. Ari është një metal dhe duhet të rafinohet. Metali është i fortë dhe ka qëndrueshmëri. Gurët e çmuar kanë bukuri mahnitëse, por në
kurorë nuk janë thjesht për bukurinë por për forcën që simbolizojnë. Ato janë edhe më të forta dhe më të qëndrueshme
sesa metali. Këto kurora nuk janë kurora
të zakonshme, por ato përfaqësojnë dhimbjen, sakrificën, qëndrueshmërinë dhe
këmbënguljen për hir të besimit dhe dashurisë në shërbim të Krishtit. Kjo kurorë e lavdishme mbi kokën e besimtarit
në qiell ishte dikur një kryq mbi shpatullat e tij në tokë, kalvari i dhimbjes
dhe pikëllimit që ai person kaloi ndërsa i shërbente Zotit. Kjo kurorë është një simbol i dukshëm i
njeriut të përbrendshëm dhe veprave të tij përmes zjarrit, lumenjve të thellë,
stuhive ku u formuan historia, karakteri dhe veprat e tij/saj. Besoj se asnjë kurorë në qiell nuk do të jetë
e njëjtë. Të gjitha do të jenë unike,
duke përfaqësuar historinë unike të personit që e mban. Nuk do të jenë kurora të trashëguara dhe nuk
do të pasohen, por do të mbeten përgjithmonë mbi kokën e personit të cilit Zoti
ia dha. Ato nuk do të jepen për zbukurim,
por si shenjë identifikimi dhe si nderim nga Zoti, nderim i merituar.
Copyright © 2019 Suela
Pulaha Brown
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.