Fuqia jetëshndërruese e fjalës së
Perëndisë
Pjesa 1
Bibla është Fjala e Perëndisë për ne, e
frymëzuar nga Fryma e Shenjtë
“I gjithë Shkrimi është
i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për
edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i
pajisur për çdo vepër të mirë.” (2 Tim. 3:16-17)
‘Fjala e Krishtit të
banojë në ju me begati; në çdo urtësi, mësoni and këshilloni njëri-tjetrin…’ (Kol. 3:16)
Në këto vargje, apostull Pali nënvizon rolin qendror dhe kyç që fjala e Perëndisë luan në jetën tonë. Shkrimet janë të frymëzuara, ose “të fryra”
nga Fryma e Shenjtë, dhe kjo do të thotë që Bibla në tërësinë e saj është
fjala e vetë Zotit për ne, hyjnisht e frymëzuar. Njerëzit që e shkruan atë ishin të zënë dhe
të shtyrë nga Fryma e Shenjtë, ndërsa po shkruanin:
“…njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të
shtyrë nga Fryma e Shenjtë.” (2 Pjetri 1:21)
Kjo do të thotë që fjala e Perëndisë është libër i pashoq, i veçuar nga gjithë librat e tjerë.
Ai është libri mbi gjithë librat, nëpërmjet të cilit Perëndia e zbulon
vetveten dhe flet në jetën tonë. Është
regjistrimi i shkruar i planit të tij për shpengimin e njerëzve përmes Jezu
Krishtit, si edhe udhëzuesi mësimor i Zotit për jetën e përditshme frymërore të
besimtarëve. Nëpërmjet saj ne mësojmë
urdhërimet e Perëndisë, udhët e tij, urtësinë e tij, si dhe premtimet e tij për
ne. Atje mund të lexojmë për jetën e
besimit të shumë besimtarëve përgjatë kohërave dhe për marrëdhënien që ata
kishin me Zotin, mësojmë se si ai u foli, i përdori ata dhe si ata e panë atë
të vepronte për ta.
Nga ne pritet që ta lexojmë këtë libër dhe të meditojmë
rregullisht mbi fjalën e Perëndisë, me qëllim që ajo të brendabanojë tek ne me
begati në gjithë thellësinë dhe plotesinë e saj të mrekullueshme. Në këtë mënyrë, ne mund të arrijmë ta
kuptojmë atë, të vëmë në zbatim mësimet dhe urtësinë e saj në jetën tonë të
përditshme, si dhe mund të ndërtojmë jetën tonë personale mbi themelin e
saj. Do të ishte mirë të ndiqnim
shembullin e Ezdras në lidhje me këto.
Ai e studioi fjalën e Perëndisë me devotshmëri dhe i vuri në jetë
mësimet e saj. Në këtë mënyrë ai e
zotëroi mirë fjalën e Perëndisë dhe, për rrjedhojë, ishte në gjendje t’ua
mësonte atë të tjerëve (Ezdra 7:6,10).
Fjala e tij në tërësinë e saj është mjeti plotësisht i
efektshëm që Perëndia përdor për të na mësuar, trajnuar, qortuar, këshilluar
dhe korrigjuar si besimtarë në udhët e tij të drejtësisë. Këtë ai e bën me qëllim që ne të piqemi në
besim si dhe që të pajisemi siç duhet për të pasur jetesën e krishterë dhe për
t’i shërbyer Zotit sipas planit që ai ka për ne.
© 2026 Të drejtat e autorit janë të rezervuara. Jepet lejë që lexuesit ta përdorin këtë shkrim për studim personal si dhe për të zhvilluar seri mësimesh/predikimesh/studimesh.
Autori:
Michael A. Brown, Angli.
Redaktuesi:
Holger Dashi, Korçë.
Vargjet që janë të cituara më sipër janë marrë nga ©
2009 Bibla e Studimit “The New Thompson Chain Reference Bible” në shqip,
përfshirë përkuesin biblik: Shoqëria Biblike Shqiptare (ABS), Tiranë.
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.