Pages

03 Fjala: 9 Na e forcon besimin

 

Fuqia jetëshndërruese e fjalës së Perëndisë

Pjesa 9

Fjala e gjallë e Perëndisë na e rifreskon dhe forcon besimin

“Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” (Rom. 10:17)

      Një nga arsyet më të rëndësishme se përse duhet të ushqejmë veten rregullisht me fjalën e Perëndisë, është sepse Fryma e Shenjtë e përdor këtë për të frymëzuar dhe forcuar besim të gjallë në zemrën tonë.  Ndërsa e lexojmë fjalën e tij, ai na flet përmes saj dhe përbrenda nesh ndodhin efektet e saj jetë ndryshuese.

      Kështu pra, zemra na ngrohet dhe digjet nga përbrenda (Luka 24:32).  Besimi na rifreskohet duke na e ngushëlluar dhe forcuar zemrën e duke na sjellë paqe të brendshme dhe duke na larguar shqetësimet e ankthet tona.  Ndërsa lexojmë fjalën e Perëndisë, Fryma e Shenjtë ia zbulon te vërtetat e saj frymës sonë. Kështu ne i kuptojmë ato dhe, për rrjedhojë, mendësia jonë ndryshon e vjen në harmoni me vullnetin, udhën dhe qëllimet e Perëndisë (Efes. 1:17, Rom. 12:2).

      Për më tepër, ndërsa meditojmë në veçanti mbi jetët e besimtarëve, përvojat e ndryshme të të cilëve janë regjistruar në fjalën e Perëndisë, Fryma e Shenjtë na frymëzon besim në zemër, që edhe ne të mund të besojmë që Perëndia ka për të vepruar për ne, në rrethanat dhe situatat e jetës sonë, ashtu sikurse bëri edhe për këta besimtarë në Bibël.  Ndërsa besimi ngjallet dhe forcohet në këtë mënyrë përmes fjalës së Perëndisë, ne kapërcejmë dyshimet dhe mosbesimin tonë.  Dobësia jonë frymërore ndryshon dhe ne bëhemi të fortë përbrenda (Heb. 11:33-34).  Ne mund të qëndrojmë në fjalën e Perëndisë dhe të veprojmë sipas të vërtetave të saj duke pritur që Perëndia të plotësojë premtimet e tij ndaj nesh dhe të veprojë për ne sipas parimeve që ai ka dhënë në fjalën e tij.


© 2026 Të drejtat e autorit janë të rezervuara.  Jepet lejë që lexuesit ta përdorin këtë shkrim për studim personal si dhe për të zhvilluar seri mësimesh/predikimesh/studimesh.

Autori: Michael A. Brown, Angli.

Redaktuesi: Holger Dashi, Korçë.

Vargjet që janë të cituara më sipër janë marrë nga © 2009 Bibla e Studimit “The New Thompson Chain Reference Bible” në shqip, përfshirë përkuesin biblik: Shoqëria Biblike Shqiptare (ABS), Tiranë.

 

No comments:

Post a Comment

Note: only a member of this blog may post a comment.