28 Ndërhyrja e Frymës së Shenjtë


“Të nesërmen Pjetri u nis me ta ... Ditën tjetër erdhi në Cezare ... Pastaj Pjetri filloi të fliste ... Ndërsa Pjetri po fliste ende këto fjalë, Fryma e Shenjtë erdhi mbi të gjithë ata që e dëgjonin mesazhin.” (Vep. 10)

Histori e fuqishme kjo.  Kjo ishte dita kur Pjetri mësoi një mësim të rëndësishëm që të gjithë ata që janë thirrur në shërbesë duhet të mësojnë.  Ai u dërgua nga Perëndia për të dhënë mesazhin.  Ai mbajti mesazhin, por pastaj vazhdoi së tepërmi pa e kuptuar, ndoshta ai ishte duke u munduar t'i bindte me fjalë.  Ai nuk ishte aspak i vetëdijshëm që ishte radha e Frymës së Shenjtë për të punuar, kështu që ai vazhdoi dhe vazhdoi.  Fryma e Shenjtë e dinte kohën e tij, kështu që pa kërkuar leje ai filloi të vepronte duke ndërprerë Pjetrin në mënyrën më spektakolare.

Ky është një mësim që në ditët tona duhet të theksohet.  Imagjinoni sa e thatë, e mërzitshme dhe e zbrazët është të shkoni në një shërbesë ku mbas përfundimit të programit të planifikuar, të gjithë ngrihen dhe ikin në shtëpi.  Sa e tmerrshme!  Nuk është çudi që askush nuk shërohet, askush nuk fuqizohet, nuk bëhet asnjë transformim rrënjësor, askush nuk shpëtohet...  Shërbesat e pafuqishme ku Fryma e Shenjtë nuk ka liri, është e kufizuar ose e kontrolluar, duhet të jenë takime të mërzitshme për Perëndinë.  Nuk është çudi që disa njerëz bien në gjumë...

Prania e Frymës së Shenjtë nuk është aty që ne të mund të jemi të kënaqur vetëm me ndjenjën e pranisë së tij.  Ai është atje për të vepruar!  Udhëheqësit e adhurimit duhet të dallojnë se kur duhet të ndalin dhe ta dorëzojnë takimin tek Ai, predikuesit duhet të dallojnë se kur duhet të ndalin dhe ta dorëzojnë takimin tek Ai.  Fryma e Shenjtë duhet të jetë e lirë, ose tjetër ne mundohemi më kot!  John Wesley, Evan Roberts, John G. Lake, George Jeffreys, Reinhard Bonnke dhe të tjerë e kishin mësuar këtë mësim, prandaj Perëndia bëri gjithçka që ai bëri nëpërmjet tyre.  Nëse e nxjerrim jashtë Frymën e Shenjtë, ne mbetemi me absolutisht asgjë!

No comments:

Post a Comment

Note: only a member of this blog may post a comment.