Zoti mori një skllav të dënuar me vdekje dhe e rriti si princ.
Ai mori princin dhe e trajnoi si bari. Ai mori skllavin-princin-bari dhe e thirri
të jetë profet. Ai thirri skllavin-princin-bariun-profet për të sfiduar
Faraonin dhe mbretërimin e tij. Zoti e fshehu çlirimtarin në vendin më të
ekspozuar dhe e trajnoi nëpërmjet përvojave dhe eksperiencave që përjetoi.
“Kush jam unë?” ishte pyetja retorike që Moisiu i drejtoi Zotit.
Kishte të drejtë të bënte këtë pyetje sepse jeta e tij kishte qenë tepër e çuditshme,
si e askujt tjetër. Ai ishte unik. Kush mund të argumentojë me Zotin apo të
kuptojë mendimet dhe veprimet e tij?! Ai i jep formë mermerit në heshtje.
Mermeri nuk lejohet të shikojë formën që po i jepet deri në momentin kur Zoti
vendos pasqyrën përpara tij/saj dhe thotë: “Shiko!” Dhe kryevepra mahnitet me bukurinë që shikon,
ndërsa mbushet me turp për gjithë mendimet negative që ka pasur të bazuara mbi
atë çka i panë sytë (copëzat e mermerit që i binin me çdo gdhendje dhe pluhurin
e grumbulluar nën këmbë), dhimbjen që e shoqëroi në çdo hap.
Jo, Zoti nuk ishte duke të shkatërruar, por duke të skalitur për përjetësinë. Mjerimi, sarajet, shkretëtira, vetmia, mohimi, shkurja e mbështjellë në flakë... Të gjitha këto ishin veglat e mjeshtrit. Pa ato ti nuk do të bëheshe kurrë ky që u bëre, dhe nuk do të kishe bërë kurrë veprat që askush para apo pas teje bëri.
Copyright 2019 © Suela Pulaha Brown
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.