Deshmia e Jonathan Edwards-it
Besimi tek Jezu Krishti eshte ne gjendje te transformoje jeten tende dhe pasardhesve te tu, te fitoje mbi forcat qe perpiqen ta ndikojne apo shkaterrojne. Lexoje kete histori qe kam perkthyer dhe ke per t'u bekuar dhe inkurajuar se tepermi! Nese deshiron ndaje kete histori me njerez te tjere:
"Jonathan Edwards konsiderohet nga shume studiues si nje prej mendjeve me te ndricuara te Amerikes. Ky pastor i perendishem dhe ish-president i Universitetit "Princeton", ishte nje predikues i fuqishem, studjues, filozof dhe shkencetar i cili lindi ne 1703 dhe vdiq ne 1758... Ai kishte shume dashuri per Jezu Krishtin dhe fjalen e tij. Ne moshen 20- vjec u martua me Saren dhe nga martesa e tyre linden 11-te femije. Familja e Jonathanit dhe Sares konsiderohet familje model. Nje studim u krye mbi familjen e tij dhe 1400 pasardhes te Jonathanit u studjuan. Trashegimnia qe keta pasardhes te respektuar dhe disiplinuar i kontribuan shoqerise se vendit te tyre eshte superiore.
Prej familjes se Jonathanit dolen 66 doktore, 30 gjykates, 65 profesore, 13 presidente kolegjesh, 100 juriste, 1 kryetar i njerit prej fakulteteve me te njohura te juridikut, 1 kryetar fakulteti mjekesor, 3 senatore te Amerikes, 3 kryetare bashkie ne qytete te medha, 3 qeveritare, 1 mbikqyres te arkes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, 1 zevendes president te SHBA i cili me pas u be president - i cili quhet Theodore Roosevelt. Pasardhesit e tij shkruan 135 libra, dhe u moren me shkruarjen e 18 gazetave. Nje numer shume i madh prej tyre u bene pastore dhe sherbyen ne kishe dhe te pakten 100 prej tyre shkuan si misionare duke perhapur Ungjillin neper bote.
Ajo qe nuk dihet eshte prejardhja e tij, ne vecanti historia e gjyshes se Jonathanit. Ne nje kohe kur divorci dhe tradhetia bashkeshortore ishin te padegjuara, burri i saj zbuloi se ajo ishte shtatzene me femijen e dikujt tjeter, menjehere mbas martese. Gjate gjithe jetes ajo jetoi nje jete imorale. Elisabeth Tuthill Edwards jetoi nje jete te shthurur, gje qe solli turp dhe ankth per gjithe familjen e saj. Ajo ishte grua e dhunshme dhe nevrike e cila madje kercenoi te shoqin se do t'ia priste gryken. Kercenimet e saj ndaj familjes se saj, nuk ishin fjale goje. Motra e saj kishte te njejtin problem me nerva dhe dhune ne ate mase saqe vrau femijen e saj. Po ashtu ajo kishte nje vella i cili ne nerva e siper vrau nje prej motrave te tij.
Jonathan Edwards rrodhi prej kesaj familjeje, nje familje e cila e prezantoi dhe e njohu ate me realitetin e tmerrshem te mekatit. Duke ditur qe i njejti skenar mund te vazhdonte te perseritej ne familjen dhe femijet e tij, ai vendosi ta drejtoje familjen e tij ne nje drejtim te ndryshem nga ai i pasardhesve te tij. Ai ishte i shqetesuar per zinxhirin e dhunes, vrasjes, inatit dhe imoralitetit qe rridhte ne familjen e tij. Ndaj ai u perfshi ne menyre te posacme me jeten e femijeve te tij. Vendosi te kaloje te pakten nje ore ne dite, me me te pakten njerin prej femijeve te tij, duke biseduar dhe duke i edukuar.
Se dyti, ai e dinte se mekati eshte real dhe se budallalleku banon brenda zemres se femijes, ndaj ai i korrektoi dhe disiplinoi femijet e tij ne menyren e duhur, duke pasur kujdes qe ndersa i disiplinonte dhe korrektonte ai po ashtu mbante nje lidhje marredhanore te ngrohte me ta. Per shkak se ai u mor me edukimin e femijeve te tij ne kete menyre, vrasja nuk u shfaq me as mes femijeve te tij as ne gjithe pasardhesit qe rrodhen prej tij, edhe pse ndodhi 2 here me paraardhesit e tij. Jonathan Edwards nuk qendroi pasiv, dhe thjesht duke shpresuar per me te miren. Ai e vuri besimin tek Krishti ne praktike, dhe iu fut punes duke ndjekur kete metode te posacme edukimi. Ishte kjo qe solli gjithe ndryshimin per femijet e tij dhe pasardhesit e tij."
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.