11 Frymëzim nga Psalmi 91



Tre kushte që duhen plotësuar nga ana jonë (vv.1,9,14)
Kush banon në strehën e Shumë të Lartit…
Duke qenë se ke thënë: “O ZOT, ti je streha ime” dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde…
Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij…

Disa anë në të cilat na mbron Zoti (vv.3-8,10)
Ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendeve dhe nga murtaja vdekjeprurëse
Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij
Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, as nga shigjeta që fluturon ditën, as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë; ty nuk do të të afrohet
Nuk do të të gjejë asnjë e keqe
Asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës tënde

Disa premtime (vv.4,14-16)
Besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore
Unë do ta çlirojë
Do ta çojë lart në vend të sigurt
Unë do t’i përgjigjem
Do të jem me të në fatkeqësi
Do ta çlirojë dhe do ta përlëvdoj
Do ta ngop me jetë të gjatë
Do t’i tregoj shpëtimin tim


No comments:

Post a Comment

Note: only a member of this blog may post a comment.