Fuqia jetëshndërruese e fjalës së
Perëndisë
Pjesa 12
Fjala e shpallur e
Perëndisë është armë që duhet ta përdorim
“Merrni edhe… shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë.” (Efes. 6:17)
Tek
Efesianët 6:17 apostull Pali e përshkruan fjalën e Perëndisë si shpatë. Në fakt ajo është më e mprehtë sesa ndonjë
shpatë me dy tehe (Heb. 6:12). Ajo është
e vetmja armë sulmuese që përmendet në listën e pjesëve të armatimit tek
Efesianët 6:14-17. Fjala e Perëndisë
është “shpata e Frymës”. Fjala greke që
përdoret këtu është rhema, që do të thotë “fjala e folur” e
Perëndisë. Pra, fraza që Pali e përdor
mund të përkthehet si “shpata që Fryma e përdor është fjala e folur e Perëndisë”.
Shembulli
më i spikatur i përdorimit të fjalës së shkruar të Perëndisë si shpatë gjendet
në historinë e tundimeve në shkretëtirë kur që Jezui përjetoi tri herë tundim nga
Satani. Në çdo rast, ai iu përgjigj duke
shpallur të vërteta nga libri i Ligjit të Përtërirë (shih tek Luka
4:3-12). Ai e mundi Satanin duke
shpallur me zë të lartë fjalën e Perëndisë si shpatë kundër tij: “Është
shkruar…”
Ashtu
siç pamë më sipër, fjala e Perëndisë është frymëzuar nga Fryma e Shenjtë dhe
ajo është e vërtetë (2 Tim. 3:16, Gjoni 17:17).
Kështu, ajo përmban në vetvete autoritet frymëror hyjnor dhe Satani e
njeh këtë autoritet. Ndaj kjo është
arsyeja pse është e rëndësishme që ne ta njohim thellësisht fjalën e Perëndisë,
të vërtetat, parimet, urtësinë, premtimet dhe urdhërimet e saj. Këto duhen rrënjosur në mendjen dhe zemrën
tonë si themeli për ecjen tonë me Perëndinë.
Ne kemi për t’u rritur nga ana frymërore ndërsa ushqehemi me fjalën e Perëndisë. Herë pas here ne duhet që të rinovojmë
mendjen tonë që kjo të mbetet në udhën e duhur sipas mësimeve të fjalës së
Zotit dhe, për këtë, duhet që ta rifreskojmë mendjen tonë për sa i përket asaj
se çfarë thotë fjala e Perëndisë. Perëndia
vepron sipas mësimeve dhe parimeve të fjalës së tij, ndaj ne duhet të aftësohemi
që ta kujtojmë dhe ta citojmë atë, të qëndrojmë me besim në të dhe ta shpallim
atë, si në jetën tonë personale, ashtu edhe në lutjet tona, apo edhe kur jemi përfshirë
në ndonjë shërbesë. Pra shpatën
tonë duhet ta mbajmë të mprehtë, le të mos ndryshket ajo për shkak se nuk e
përdorim!
Të
vetmet pjesë të fjalës së Perëndisë që do të jemi në gjendje t’i përdorim si
shpatë kundër armikut tonë frymëror, janë ato pjesë që na janë ngulitur në
brendësi të zemrës sonë. Kjo mund të
arrihet përmes meditimit rreth saj, të mësuarit përmendësh të saj, si edhe vënies
së saj në jetë. Fjalën e Perëndisë duhet
ta ruajmë në brendësi të zemrave:
“E kam ruajtur fjalën tënde në
zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.” (Ps. 119:11)
Kur
u tundua prej Satanit, Jezui u tregua i gatshëm për t’iu bërë ballë tundimeve me
shpatën e tij frymërore. Shpatën e
kishte të mprehtë dhe gati. Ai ishte i
gatshëm për ta shpallur me gojë fjalën e Perëndisë, sepse e kishte të ngulitur
në zemër. Dhe për arsye se i ishte
ngulitur në zemër, Fryma e Shenjtë e kishte të lehtë për t’i kujtuar vargjet
apo të vërtetat e duhura dhe, për rrjedhojë, ai mund të përdorte vargjet e
duhura pikërisht atëherë kur kishte nevojë që të mposhtte Satanin.
Për më tepër, është kyçe për rritjen
tonë frymërore që të arrijmë të dallojmë se çfarë na flet në zemër, për situata
të posaçme, Fryma e Shenjtë nga Shkrimet. Ashtu sikurse bëri me Jezuin në shkretëtirë,
Fryma e Shenjtë shpeshherë do të fuqizojë frymën tonë me vargje apo pasazhe
specifike për sa kohë që jemi duke qëndruar në praninë e tij. Fjalë të tilla (rhema) të fuqizuara
nga Fryma e Shenjtë na frymëzojnë nga brenda nesh me hirin, besimin dhe forcën
që na nevojiten në situatën në të cilën ndodhemi. Vetëm nëse e marrim fjalën e Zotit dhe
qëndrojmë në të, ne mbetemi të fortë në besim dhe mund të kapërcejmë çdo
dyshim, sulm apo tundim që forcat e errësirës përpiqen të përdorin kundër
nesh. Ndërsa flasim me gojë dhe shpallim
fjalë (rhema) të tilla, në situatën e rrethanat ku ndodhemi çlirohet si
besimi ynë, ashtu edhe autoriteti i Perëndisë dhe, kështu, ne e mposhtim Satanin.
©
2026 Të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Jepet lejë që lexuesit ta përdorin këtë shkrim për studim personal si
dhe për të zhvilluar seri mësimesh/predikimesh/studimesh.
Autori:
Michael A. Brown, Angli.
Redaktuesi:
Holger Dashi, Korçë.
Vargjet që janë të cituara më sipër janë marrë nga ©
2009 Bibla e Studimit “The New Thompson Chain Reference Bible” në shqip,
përfshirë përkuesin biblik: Shoqëria Biblike Shqiptare (ABS), Tiranë.
No comments:
Post a Comment
Note: only a member of this blog may post a comment.